fbpx

Turqia në recesion për herë të parë që nga 2009

Turqia po hyn në recesion për herë të parë që nga 2009, sipas të dhënave të publikuara sot, një lajm i keq për qeverinë, vetëm tri javë nga zgjedhjet lokale.

”Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u tkurr në 3% në tremujorin e katërt 2018 në rënie vjetore”, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave (TUIK), dhe 2,4% në raport me tremujorin e mëparshëm.

Ndërkohë në tremujorin e tretë, PBB-ja shënoi rënie prej 1,1%, çfarë nënkupton se Turqia ndodhet në recesion, për herë të parë që nga 2009.

Recesioni përcaktohet nga dy tremujorë radhazi me rënie të PBB-së.

Rritja ekonomike për gjithë harkun kohor të 2018 u regjistrua në 2,6%, kundrejt 7,4% në 2017.