fbpx

Tusk: Vetëm të bashkuar mund t’i mbrojmë interesat tona

Në një botë të paqëndrueshme, të tronditur nga realitete të reja globale, teknologjike dhe mjedisore, nuk ka dyshim se vetëm së bashku mund ta përcaktojmë rrugën tonë dhe të mbrojmë interesat strategjike të Bashkimit Europian, deklaroi presidenti i BE-së, Donald Tusk, në një mesazh që u ka dërguar udhëheqësve të 28 vendeve në prag të samitit të BE-së që do t’i kushtohet marrëdhënieve me Kinën.

“Prandaj, do të diskutojmë se si të përdorim të gjitha mundësitë që na janë vënë në dispozicion për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe bizneseve”, nënvizoi Tusk duke kujtuar se Kina ka një rol madhor në të gjitha këto çështje.

Në ftesën e samitit, ku do të marrë pjesë edhe kryeministrja britanike, Theresa May, presidenti Tusk shkruan se do të ketë një shkëmbim të thellë të pikëpamjeve midis të 28-ve në lidhje me drejtimin e marrëdhënieve të përgjithshme me Kinën.