fbpx

U përplas nga traktori, Miss-i humb jetën

Një konkurrente e “Miss France” është përplasur për vdekje nga një traktor ndërkohë që po i jepte biçikletës në një rrugë rurale.

Morgane Rolland, 22 vjeçe humbi jetën të premten (26 prill) kur po përpiqej të shmangte një makinë, por përfundoi poshtë traktorit në Loire.

Biçikleta e saj mbeti mes një traktori dhe një makine që transportonte drurë, raportuan mediat lokale. Morgane u rendit si shoqëruesja e parë e Miss-it në vitin 2017.

Ekipet e ndihmës së shpejtë arritën në vendngjarje, por Miss Morgane kishte humbur jetën nga një atak kardiak. Ajo u dërgua në spital me helikopter, por u shpall e vdekur kur arriti.