fbpx

Ushtria amerikane gati për Venezuelë

Ushtria amerikane është e fokusuar në mbledhjen e të dhënave të inteligjencës mbi situatën në Venezuelë dhe është e gatshme të përgjigjet nëse presidenti Donald Trump kërkon më shumë, tha sot gjenerali i Korpusit të Marinës së SHBA-së Joseph Dannford.

“Situata është disi e paqartë sot nga perspektiva jonë midis Maduro dhe Guaido,” tha ai gjatë një seance në Kongresin amerikan, raporton Reuters.

Ndryshe, lideri opozitar Juan Guaido i ka bërë thirrje ushtrisë së vendit që të ngritet për rrëzimin nga pushteti të presidentit Nicholas Maduro.