fbpx

Ushtria izraelite godet selinë e agjencisë turke të lajmeve, Anadolu Agency

Ushtria izraelite bombardoi dje ndërtesën ku gjenden edhe zyrat e agjencisë turke të lajmeve, Anadolu Agency (AA) brenda Rripit të Gazës.

Sipas informacioneve të gazetarëve të AA-së nga Gaza, forcat izraelite realizuan të shtëna paralajmëruese në ndërtesën ku gjenden edhe zyrat e saj.

Deri tani nuk ka të dhëna për të plagosur apo viktima.

Në një reagim të tij, drejtori i përgjithshëm i kësaj agjencie, Senol Kazanci tha se avionët izraelitë kishin goditur sot ndërtesën ku gjenden zyrat e kësaj agjencie.

”Avionët izraelitë goditën me të paktën pesë raketa”, shtoi ai.

”Ne dënojmë fuqimisht sulmin izraelit kundër Zyrës së AA-së në Gaza. Ne u kërkojmë organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare të shtypit që të reagojnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura lidhur me këtë shkelje të dyfishtë, atë të të drejtave të njeriut dhe të medias”, përfundon deklarata e drejtorit të përgjithshëm të AA-së, Senol Kazanci