fbpx

Vançeva: LSDM-ja zbaton reformat që hapin dyert e BE-së

“Shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM-ja vazhdon me zbatimin e reformave që nënkupton hapjen e dyerve të Bashkimit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Reformat në gjyqësor, sundimi i së drejtës dhe avancimi i të drejtave të qytetarëve mbeten prioritet i joni”, deklaroi Snezhana Kalleska-Vançeva, deputete e LSDM-së.

Sipas LSDM-së këto reforma ligjore janë miratuar me konsensus të gjerë, që është e rëndësisë së veçantë për zbatimin e mëtejmë të tyre.

“Me Ligjin për kundërvajtje i vihet fundi dënimeve drakonike. Dënimet ulen deri në 75 për qind. Gjobat për personat fizik do të sillen prej 15 deri në maksimum 250 euro, në vend të dënimeve të deritanishme prej 1000 euro”, tha Kalleska-Vançeva, deputete e LSDM-së.