fbpx

VAR shpëton Romën, Ranieri e nis me fitore (video)

11.3.2019 GINOMANCINI :: Roma vs Empoli (Serie A) Sport; Calcio; Nella foto: Schick gol (Foto Gino Mancini)

Roma ka fituar 2-1 ndaj Empolit në rikthimin e Klaudio Ranieri-t. Me këtë rezultat, “Ujqërit” kanë shkuar në kuotën e 47 pikëve, tre më pak se Inter i vendit të katërt. Vendasit e nisën shumë mirë sfidën, duke gjetur golin e avantazhit me El Sharauit që në minutën e 9’. Megjithatë, autogoli i Huan Zhesus vetëm tre minuta më pas ka barazuar gjithçka. Patrik Shik ka rikthyer avantazhin për kryeqytetasit pak përpara fundit të pjesës së parë. Dhe në minutën e 88’ Empoli shënoi një gol që u duk i rregullt, por VAR e anuloi. Një tjetër vendim i dyshimtë i teknologjisë. Emboli u mundua të bënte diçka në minutat e mbetura, por vendasit e ruajtën avantazhin e ngushtë deri në fund.