fbpx

Vdes në moshën 49-vjeçare Keith Flint, legjenda e rrymës muzikore “Prodigy”

Keith Flint, lengjenda e rrymës muzikore “Prodigy” ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare. Këngëtari i famshëm është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në banesën e tij. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe policia duke thënë se bëhet fjalë për vdekje naturale dhe se nuk dyshohet për vrasje pasi në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune.

Këngëtari u bë i famshëm me këngën Firestarter e Breath ku në vitin 1996 arriti në majat e klasifikimeve angleze dhe ndërkombëtare.