fbpx

Vendet anëtare të NATO-s përmbushin kërkesat e Trumpit

Vendet europiane të NATO-s kanë rritur shpenzimet e tyre në fushën e mbrojtjes për vitin 2018.

Mirëpo vetëm gjashtë shtete kanë arritur që ta përmbushin kërkesën e Presidentit amerikan, Donald Trump, shkruan Euronews.
Aleatët europianë janë munduar që t’u shmangen kërcënimeve të Trumpit, i cili vitin e kaluar u ka kërkuar atyre që të dyfishojnë shpenzimet e tyre në fushën e mbrojtjes.

Trump u ka kërkuar vendeve europiane që së paku dy për qind të prodhimit ekonomik, ta ndajnë për organizatën e NATO-s.

“Ne jemi duke u përballur me një paradoks. Në një kohë kur disa vende po e vënë në pikëpyetje forcën e lidhjes transatlantike, ne jemi duke punuar së bashku më shumë se kurrë më parë”, ka thënë Jens Stoltenberg, i cili është sekretar i përgjithshëm i NATO-s.

Bullgaria dhe Holanda kanë rritur shpenzimet e tyre për 20 për qind krahasuar me vitin 2017.

Ndërsa vetëm Estonia, Greqia, Polonia, Letonia, Lituania dhe Britania e Madhe kanë arritur që dy për qind të prodhimit ekonomik ta ndajnë për organizatën e sigurisë.