fbpx

Vendimi për të shkyçurit nga ngrohja, të premten

Rregullorja për shfrytëzimin e energjisë për ngrohje nuk do të definojë nëse qytetarët e shkyçur do paguajnë ose jo. Edhe përkundër paralajmërimeve të autoriteteve se kjo çështje do të rregullohet me akte nënligjore dhe se nuk do ketë më fatura paushall, akademikët e ASHAM-it thonë se kjo çështje duhet të rregullohet me ligj, e jo me rregullore. Nga Komisioni i Energjetikës tani thonë se agonia disa vjeçare e të shkyçurve nga ngrohja do marrë fund deri në fund të javës.

Ligji për energjetikë është ligj që i rregullon raportet mes blerësit dhe shitësit, mes blerësit dhe konsumatorit. ASHAM-i propozon, duhet të ndryshohet Ligji për banim dhe të plotësohet në këtë drejtim, ngrohja të jetë element i ngrohjes minimale, e jo adekuate siç është definuar tani. Edhe ngrohja duhet të definohet si furnizimi me ujë dhe me energji elektrike – tha Marko Bislimovski, kryetarë i KRE-së.

Edhe shoqata qytetare “No Pasaran” i ka dëgjuar përfundimet juridike të ASHAM-it. Presin zgjidhja përfundimtare të jetë në dobi të tyre. Mbesin në qëndrimin se rregullat që janë vendosur para shtatë viteve e që parashohin pagimin e paushallit për ngrohjen që të shkyçurit e marrin nga fqinjët, janë antikushtetuese dhe joligjore.

Unë do doja ta kontaktoni edhe kryetarin e Gjykatës Themelore, sepse pas tij qëndron grup prej më shumë se 20 gjykatës që janë pjesë e proceseve gjyqësore kundër qytetarëve që i ka ngritur BEG. Nëse miratohen rregulla të reja në dobi të qytetarëve, atëherë proceset gjyqësore do duhet të marrin kahe tjetër – u shpreh Marjan Nenov, “No Pasaran”.

Akademikët propozojnë edhe ashpërsimin e kritereve për shkyçjen e konsumatorëve nga sistemi i ngrohjes. Nga ASHAM-i i rekomandojnë direktivat evropiane që lejojnë shkyçjen e konsumatorit vetëm nëse ata dëshmojnë se mënyra e ngrohjes që do e instalojnë në banesat e tyre është energjetikisht më efikas nga ngrohja që e fitojnë nga sistemi distribues. Në Shkup më shumë se 12 mijë amvisëri kanë hequr dorë nga ngrohja qendrore, por me vite paguajnë fatura paushall varësisht madhësisë së banesave.

Ile Petrevski