fbpx

Venezuela dëbon ambasadorin e Gjermanisë

Qeveria e Venezuelës njoftoi sot se do të dëbojë ambasadorin gjerman Danilo Martin Criner për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit.

Ambasadorit të Gjermanisë i është dhënë një afat prej 48 orësh për të lënë vendin, transmeton Reuters.

“Venezuela vlerëson se është e papranueshme që një diplomat i huaj në shtetin tonë ta kryejë rol publik të afërt me atë të liderit politik, të harmonizuar me agjendë konspirative të sektoreve ekstremiste të opozitës në Venezuelë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Besohet se dëbimi i ambasadorin gjerman vjen pasi që ai ka përkrahur presidentin e vetëshpallur Guaido.