fbpx

Veseli: Me ligj e me statut, Trepça përgjithmonë do jetë e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur sot në takim menaxhmentin e minierës së Trepçës, pas regjistrimit të kompanisë si shoqëri aksionare, që u bë e mundur pas miratimit të Ligjit dhe statutit nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, Veseli ka thënë se minatorët, menaxhmenti dhe anëtarët e bordit e kanë pritur që dy dekada këtë lajm.

Pas këtij takimi, Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se shndërrimi i Trepçës në shoqëri aksionare është një hap i madh drejt rigjallërimit të plotë të potencialit të saj.

“Me ligj e me statut të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, tashmë Trepça është regjistruar si shoqëri aksionare. Minatorët, menaxhmenti dhe anëtarët e bordit e kanë pritur që dy dekada këtë lajm. Trepça ka qenë dhe do të mbetet e Kosovës përgjithmonë. Shndërrimi në shoqëri aksionare është një hap i madh drejt rigjallërimit të plotë të potencialit të saj. Urime minatorëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës!”, ka thënë Veseli.