fbpx

Vetëm ndaj një skuadre, Mesi nuk ka shënuar fitore!

Pas 15 vitesh karrierë me ekipin e parë, Lionel Mesi është përballuar me 85 kundërshtarë dhe ka fituar ndaj 84 prej tyre. I pabesueshëm është fakti se argjentinasi nuk ka arritur të fitojë asnjëherë ndaj skuadrës së UDA Gramenet, që tani aktivizohet në Kategorinë e Dytë të Katalonjës. Ishte sezoni 2004-2005 dhe Messi e nisi si titullar ndeshjen ndaj Gramenet, e vlefshme për Kupën e Spanjës dhe në fund ishte skuadra e Divizionit të Dytë në Spanjë që fitoi 1-0. Që prej atij viti Barcelona nuk është përballur me këtë ekip dhe për Mesi-n mbeti skuadra e vetme që nuk ka fituar dhe me të gjitha gjasat nuk do fitojë kurrë, sepse shanset për t’u ndeshur sërish janë minimale. Sevilja është viktima e preferuar e sulmuesit, i cili ka arritur të fitojë në 28 ndeshje ndaj tyre. Ndërkohë që në 673 ndeshje ka fituar 476 të tilla, me mesatare prej 71% fitore, ndërsa Çavi numëron po kaq fitore, por në 767 ndeshje.