fbpx

Viktimat nga gripi, Filipçe: Kemi ndërmarr të gjitha masat e nevojshme

Ministri i shëndetësie Venko Filipçe gjatë vizitës së tij në spitalin e qytetit të Ohrit i pyetur rreth viktimave të fundit për shkak të gripit u shpreh se ministria i ka ndërmarr të gjitha masat duke shtuar se në këtë drejtim ka qenë vendim i duhur shpallja e epidemisë së fruthit sepse sipas tij në të kundërtën do të paralizohej i tërë shteti nga numri i madh i të prekurve. Ministri Filipçe ka njoftuar se nga fillimi i epidemisë janë vaksinuar afro 10 mijë fëmijë.