fbpx

Vizita e papa Françeskut drejtpërdrejtë edhe në “Vatican News”

Të gjitha aktivitetet nga vizita e Papa Françeskut në vend sot drejtpërdrejtë, si dhe me tekst dhe fotografi i transmetoi Vatikan njuz, rrjeti zyrtar mediatik i Selisë së Shenjtë.

Informacionet janë publikuar edhe në gjuhën maqedonase, ndërsa transmetimi është bërë edhe në kanalin Jutjub në Vatikan njuz.

Vizita e papës shkaktoi interes të madh edhe tek mediat e huaja.

Mbi 300 ekipe mediatike janë akredituar që të ndjekin vizitat e papa Franceskut dhe për ata është siguruar media qendër me tv studio, si dhe hapësirë për njoftimin e të gjitha aktiviteteve të papës./MIA