fbpx

Vjen goli më i hershëm në La Liga, pas 18 sekondash lojë (video)

Kampionati spanjoll nisi me ndeshjen Espanjol-Valladolid, e vlefshme për javën e 26-të të La Liga-s. Në këtë përballje kanë mjaftuar 18 sekonda, që vendasit të shënojnë golin e avantazhit me anë të Inglesias. Ishte një top në formë parabole nga Melendo që e nxori të vetëm para portierit sulmuesin spanjoll dhe ai me të njëjtën mënyrë ia kalon mbi kokë portierit. Rezultati zhbllokohet me një kombinim klasi dhe një realizim të njëjtë, po ashtu Inglesias ka vendosur edhe rekord për golin më të shpejtë në kampionat në këtë sezon dhe më i shpejti që nga viti 2016. Rekordi i mëprashëm ishte në pronë të Medranos të Rajo Valejkanos , I cili shënoi në sekondën e 29-të të përbaljes Valejknao – Valadolid.