fbpx

Wall Street, ”Boeing” në pikiatë edhe në bursa

Aksionet e ”Boeing” u zhvlerësuan sot mbi 12% në nisje të bursës në Wall Street, ndikuar nga pezullimi i fluturimeve të ”737 MAX 8” në Kinë dhe Indonezi, një ditë pas rrëzimit të avionit të këtij tipi Etiopi, që shkaktoi vdekjen e 157 personave.

Aksionet u ulën me 12,25% në 359,25 dollarë rreth orës 12:20 GMT duke ndikuar edhe te Dow Jones, treguesi i famshëm i Bursës së Nju Jorkut.

Nëse kjo tendencë konfirmohet që në nisje, ”Boeing” do të humbasë mbi 24 miliardë dollarë kapitale në bursë brenda një seance.