fbpx

Weber takon Orbanin për provokimet euroskeptike

Manfred Weber, kreu i radhës i të djathtës europiane, i kërkoi sot sërisht Viktor Orbanit të kërkojë falje për provokimet e tij euroskeptike dhe që në të ardhmen të heqë dorë nga përdorimi i tyre, në përfundim të një takimi në Budapest me kreun hungarez nacinalist konservator.

“Me kryeministrin Viktor Orban kemi zhvilluar bisedime për një atmosferë konstruktive, por problemet nuk janë zgjidhur”, tha para gazetarëve në përfundim të këtij takimi kokë më kokë kreu i listës së Partisë Popullore Europiane (PPE, e djathtë) në zgjedhjet europiane.

I mbështetur nga një pjesë e PPE-së që i gjykon provokimet kundër Brukselit të Orbanit si të papërputhshme me vlerat e të djathtës së moderuar, Weber paraqiti javën e kaluar një ultimatum ndaj kreut hungarez nëse ky i fundit kërkon të evitojë një përjashtim nga ky formacion politik europian.