fbpx

Xhaka , tani nuk është kapiten i parë i Zvicrës

Kthimi i Stefan Lihtshtajner në radhët e përfaqësueses së Zvicrës ka kthyer përsëri diskutimet mbi atë që duhej të mbante shiritin e kapitenit në radhët e saj. Trajneri Vladimir Petkoviç, në ditën e parë të grumbullimit për eliminatoret e Europianit, saktësoi se kush ishte kapiten i parë në ekip dhe lider i skuadrës.

Stefan Lihtshtajner është këtu pasi unë desha 23 më të mirët në ekip. Ai luajti ndaj Anglisë në vitin e klaluar dhe u dëmtua, të rinjtë që thirra për ta zëvendësuar shfrytëzuan rastin e tyre. Por mungesa e tij më parë nuk ishte një vendim përfundimtar, nuk ishte as për të tjerët. Të njëjtat ide kam edhe në qershor apo shtator këtë vit. Unë jam i lumtur nëse kam 30 lojtarë të mirë, edhe pse pastaj 7 mbeten të pakënaqur. Për ne, Stefan Lihtshtajner ka qenë gjithmonë kapiteni ynë”, tha Petkoviç.

Xhaka është kapiten i dytë dhe do të mbajë shiritin kur mungon mbrojtësi, ndërsa pas tij, ai i kalon Xherdan Shaqirit.