fbpx

Xhejms: Askush nuk më ndal të shkoj në “play off”

LeBron Xhejms nuk pranon faktin që Lejkers nuk po arrijnë të kualifikohen për në “play off”. Ekipi renditet në vendin e 10-të në Konferencën e Perëndimit dhe gjasat që të sigurojë një vend mes 8 ekipeve më të mira zvogëlohen dita-ditës.

Do të jetë e ëvshtirë për trajnerin Luk Ualton dhe lojtarët që të më ndalin. Jo vetëm ata por edhe drejtuesit. Askush nuk më ndal të shkoj në “play off”. Nuk kemi folur ende “ballë për ballë”, por tani do të veprohet siç them unë. Unë do të luaj deri në fund dhe nuk do të tërhiqem. Unë flas për veten time, pasi e di se ku dëshiroj të shkoj. Jam një profesionist dhe do të mbetem i tillë. Nuk do të pyes më për pasojat. Atje lart është dikush që na sheh dhe gjykon. Play off-i mund të arrihet dhe do të përdor çdo mundësi që më jepet për t’ia dalë mbanë”, tha mes tjerash Lebron Xhejms.