fbpx

Xhes Bejli ikën, por kush është ambasadorja e re e SHBA-ve në Maqedoni, Burns

“Faleminderit Maqedonisë së Veriut për mikpritjen, miqësinë dhe mirësinë. Deri herën tjetër – shihemi”

Me këto fjalë ambasadori i SHBA-ve në largim Xhes Bejli  në profilin e tij në Twitter është përshëndetur, me çka oficialisht largohet nga detyra i cili ishte emëruar që nga dhjetori i 2014.

Bejli në janar këtë vit ka paralajmëruar se do ta lëshoj Shkupin në fillim të Marsit, dhe pastaj do të pensionohet nga Departamenti i Shtetit pas plot 34 viteve stazh pune.

Më shumë se 20 vjet, SHBA-të po ndërtojnë partneritet dinamik. Unë kam për qëllim që të forcojë marrëdhëniet tona, dhe të ndihmojë që Maqedonia të realizojë potencialin e saj demokratik, e integruar plotësisht në BE dhe Aleancën Veriatlantike, ka theksuar Bejli në Shkurt të 2015 në paraqitjen e tij para qytetarëve të Maqedonisë.

Pasardhësi i tij është Kejt Meri Burns, e cila është me plot 24 vjet stazh pune. Deri tani ka punuar si këshilltare në marrëdhënie me publikun në Ambasadën e SHBA-ve në Spanjë, përfaqësuese e lartë civile e Departamentit të Shtetit në grupin operativ Baston/Branko në Aeroportin e Xhalalabadit në Afganistan, dhe këshilltare në marrëdhënie me publikun në Misionin e SHBA-ve në NATO.

Burns është magjistre në Universitetin Xhorxhtaun të Uashingtonit. Flet gjuhën spanjolle, hungareze, dhe atë turke. Nga shtatori i vitit 2017 ajo punon në pozitën e zëvendës ambasadores në ambasadën e SHBA-ve në Greqi.