fbpx

Yll i Totenhamit lë pas Kejnin, Hazardin dhe Aubamejangun

Ylli i Totenhamin, Son Heung-min rrëmbeu mbrëmjen e të enjtes trofeun e “Premier League player of the year” (Futbollisti i vitit në Premier League), të dhënë në ceremoninë e “London Football Aëards”. Futbollisti i Koresë së Jugut ka rezultuar njeriu kyç për Spurs-at këtë sezon, duke shënuar 16 gola dhe shërbyer topin e fundit në 9 gola të tjerë, në një total prej 34 ndeshjesh. Son, i cili ndihmoi gjithashtu përfaqësuesen e tij të fitojë medaljen e arit në Lojrat Aziatike të vitit të kaluar, triumfoi mbi shokun e ekipit, Harri Kejn, sulmuesin e Arsenal, Pier-Emerik Aubamejang dhe fantazistin e Çellsit, Eden Hazard, për të fituar çmimin, që u votua nga një panel prej 22 ekspertësh.