fbpx

Zaev: Data për negociatat në qershor ose korrik

Kryeministri Zoran Zaev është i bindur se data për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian do të jetë në qershor apo korrik. Pas takimit në Berlin me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Emanuel Macron, Zaev është kthyer me një dozë edhe më të madhe optimizmi se vendi do të marrë një datë për fillimin e negociatave këtë verë.

Pra, nuk presim që këtë verë të marrim përgjigjen, qershor, korrik. Gjitha varet nga Parlamentit Evropian dhe nga zgjedhjet, por besoj se në qershor ajo mund të përfundojë.U ktheva nga Berlini me shumë optimizëm edhe pse vetë konferenca ishte për Serbinë dhe Kosovën”-tha Zoran Zaev, kryeministër.

Megjithatë, përveç Marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimit të emrit kushtetues, Zaev tha se BE ka vërejtur avancim në reformimin e gjyqësorit, që vazhdimisht është cak i kritikave nga Komisioni Evropian. Kryeministri pohon se vendi ka dërguar rezultate që do të ndikojnë të marrim datë për bisedime. Përmendi ligjin për Prokurorinë Speciale, që shpreson të merret pas zgjedhjeve presidenciale.

Brenda duhet t’i bëjmë reformat edhe në kokat tona lidhur me çdo gjë, duke filluar nga kryeministri, më tej a është gjykatës, prokuror apo është anëtar i administratës publike, shtetërore apo lokale. Të gjithë ne duhet të ndryshojmë”-pohoi Zoran Zaev, kryeministër.

VMRO-DPMNE sërish porositi se vendi nuk do të marrë datë për bisedime në qershor.

Vend i cili është në fund të listës për korrupsion nuk mund të shpresojë në anëtarësim në BE. Një vend i udhëhequr nga kriminelë të falur të cilët punojnë sipas parimit “euro për kishën, euro për Vicen” nuk do të bëhen pjesë e BE-së”-thonë nga VMRO-DPMNE.

Për VMRO-DPMNE-në, nga ana tjetër, momentalisht më kontestues është pozicioni i PSP-së, meqë konsiderojnë se ekziston rrezik që me disa raste, në mesin e të cilave edhe “Talir” drejtpërdrejtë t’i shkaktohet dëm funksionimit të partisë. Ndryshe, eurokomesari për Zgjerim Johanes Han me rastin e 15 vjetorit të pranimit të dhjetë anëtareve të Bashkimit nga Evropa Lindore, porositi se Evropa duhet të bashkohet me integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin.

 

Bojan Stojanovski