fbpx

Zaev dhe Angjushev për vizitë në EuroNikel Industri dhe në tribunë ekonomike në Kavadar

Kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev sot do ta vizitojnë kombinatin EuroNikel Industri, ish-FENI.

Gjatë vizitës, Zaev dhe Angjushev do të shoqërohen nga drejtori i kompanisë amë të EuroNikel, GSOL, Markos Kamhis, si edhe nga drejtori i EuroNikel Industri, Gerasim Kujunxhiev.

Kryeministri dhe zëvendëskryeministri më pas do të marrin pjesë në tribunën ekonomike “Ekonomi e fuqishme – mundësi për të gjithë” në Kavadar në të cilën, siç paralajmëroi pres shërbimi qeveritar, do të debatojnë së bashku me qytetarët./MIA