fbpx

Zaev: Kompania gjermane do të hap fabrikë për plastikë medicinare

Kryeministri Zoran Zaev sot ka paralajmëruar se kompani gjermane “Gereshajmer” AG, do të investojë me gjithsej 400 vende të reja pune .

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Ditmar Siemsen ka paralajmëruar ndërtim të një fabrike për plastikë medicinare në Shkup, investimi do të fillojë në gjysmën e parë të vitit, ndërsa prodhimtaria duhet të nis vitin e ardhshëm.

Sipas tij, vendi është lokacion ideal për zgjerim të nivelit të prodhimtarisë, sepse ofron infrastrukturë të mirë, harxhime të ulëta dhe personel të trajnuar, si dhe përkrahje të fuqishme të qeverisë.