fbpx

Zaev: Kthimi i TVSH-së nis nga 1 korriku

Çdo qytetar që ka mbi 15 vjet dhe ka letërnjoftim valid, prej 1 korrikut përmes telefonit do të ketë mundësi për kthimin e tatimit të vlerës së shtuar. Kryeministri Zaev paralajmëroi se Ministria e financave dhe DAP janë në fazë të avancuar në realizimin e projektit që parasheh kthimin e 15% TVSH nga çdo llogari fiskale. Projekti prite të fillojë nga 1 korriku i këtij viti.

Çdo qytetar që ka mbi 15 vjet dhe posedon letërnjoftim, me telefonin e tij, me llogari transaksioni mund të regjistrohet tek tatimet elektronike (e- tatim) dhe do të jetë i regjistruar. Mund të regjistrohet edhe dikush nën moshën 15 vjeçe, por këtë duhet ta bëjnë prindërit, vëllai apo motra që janë mbi 15 vjeç”- tha Zoran Zaev, kryeministër.

Kryeministri nuk zbuloi hollësira se si do të duket sistemi i ri gjegjësisht se a do të kthehen 15% TVSH nga shuma e llogarisë apo nga shuma e vlerës së TVSH-së. Shtoi se për momentin shteti humbet mbi 30% nga të ardhurat në buxhet nga ekonomia gri. Me kthimin e TVSH-së pritet të ulet evazioni tatimor dhe kështu, çdo qytetar do të jetë inspektor.

Qytetarët do të marrin mes 60 dhe 100 milionë euro në vit në fillim. Ndërsa me vet përqindjen e suksesit në shkatërrimit e evazionit tatimor, aq më shumë do të rriten edhe mjetet e përgjithshme që do të përfundojnë tek qytetarët, me këtë paralelisht në buxhet”- pohoi Zoran Zaev, kryeministër.

Parashihen edhe kufizime mujore për kthimin e TVSH-së, që siç tha kryeministri, të pasurit të mos marrin më shumë mjete si kthim. Sipas programit të Qeverisë, kthimi i TVSH-së për qytetarët duhej të kishte filluar nga mesi i vitit të kaluar, edhe atë si pilot- projekt në vetëm tre komuna. Masa e cila do të fillojë nga 1 korriku, në tre muajt e parë do të jetë eksperimental ndërsa zyrtarisht do të fillojë nga 1 janari i vitit 2020.

 

Aleksandra Spasevska