fbpx

Zaev: Nesër nis takimi i ri mes grupeve të punës mbi Ligjin për Prokurorinë Publike

Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se nesër do të vazhdojnë me punë grupet parlamentare mbi Ligjin për Prokurorinë Publike. Zaev theksoi se ministrja e drejtësisë Renata Deskoska është dëgjuar me kreun e grupit negociues të partisë opozitare.

“Besoj se në takimin e nesërm do të konfirmohet mesazhi që kemi dërguar unë dhe z. Mickoski, i cili sipas mendimit tim është një hap drejt arritjes së një zgjidhjeje për një nga dallimet më të rëndësishme që kemi pasur deri tani”-tha Zaev.

Zaev theksoi, se të dyja palët mund të bëjnë pak më shumë përpjekje në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje pikërisht në afatin e caktuar, sepse, siç tha ai, në të vërtetë ditët e mbylljes së raportit të Komisionit Evropian janë të numëruara.