fbpx

Zaev: Nga pavarsia, Austria është përkrahëse e fuqishme e Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i vendit Zoran Zaev mbrëmë në Vjenë është takuar me kancelarin austriak Sebastijan Kurc, ku kryeministri Zaev ishte i ftuari i nderit në ballon e Vjenës.

“Kemi shfrytëzuar mundësinë që të takohemi me Kancelarin Sebastijan Kurc, i cili është njëri nga përkrahësit dhe mik i gjithë Ballkanit, por edhe i vendit tonë, i cili e përkrahë fuqishëm integrimin e vendit në BE dhe NATO, edhe pse vetë Austria nuk është pjesë e NATO-s. Mirëpo gjithë këtë periudhë, që nga pavarsia e Maqedonisë së Veriut, Austria mbetet përkrahësja jonë e fuqishme” ka thënë Zaev pas takimit.

Alsat