fbpx

Zaev pa maskë në mesin e të maskuarve

Me ftesën e kreut të komunës së Strumicës Kosta Janevski, kryeministrin Zoran Zaev dhe gruaja e tij Zorica, disa ministra nga qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ambasadorë dhe mysafirë nga vendi dhe jashtë, gjatë natës së djeshme kanë vizituar karnavalet e Strumicës. Zaev kësaj radhe nuk preferoi të maskohej.

Karnavalet e Strumicës renditën në një ndër shtatë ngjarjet më kreative në Evropë, ndërsa gjithashtu gjendet në listën e 20 karnavaleve më të mira në botë.