fbpx

Zaev: Qershor-korrik marrim dritën jeshile për fillimin e negociatave

“Këtë verë, në qershor ose korrik, vendi do të marrë dritën jeshile për fillimin e negociatave me BE-në”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev në një konferencë para gazetarëve.

Lidhur me zërat nëse do të marrim datë për negociata në qershor pas raportit të KE-së, ndoshta në vjeshtë për shkak të ndodhive në BE ku këtë muaj mbahen zgjedhje për Parlamentin Evropian, por edhe lidhur me vërejtjet për vijimin e proceseve reformuese në vend, Zaev ka thënë se reformat janë zbatuar maksimalisht, gjithçka që është vizatuar në Planin 18, ndërsa më parë e miratuar nga KE është e përfunduar. Shton se mbetet Ligji për Prokurorinë publike për të cilën beson se ka progres dhe se së shpejti do të vërtetohet.

“Marrëveshja e Prespës dhe gjithë ajo që ndodhi në vendin tonë është me të vërtetë motiv serioz të ndodhë ajo që e presim, ndërsa do të ndodhë marrje e datës për negociata, vendim për fillimin e negociatave mes BE-së dhe RMV-së”, ka theksuar Zaev.

Ai tha se këto punë kuptohet varen edhe nga zgjedhjet në Parlamentin Evropian. Zgjedhjet përfundojnë më 26 maj, ndërsa BE më 29 të këtij muaji e liferon dhe e publikon raportin, me çka ai shkon në miratim në Parlamentet nacionale të shteteve anëtare ku është e paraparë procedurë e këtillë.