fbpx

Zaev-Riker: Vazhdon mbështetja e SHBA-së për Maqedoninë e Veriut

Filip Riker i cili së shpejti do të marrë detyrën e ndihmës-sekretarit amerikan të shtetit për Evropë dhe euroazi pas takimit me kryeministrin e vendit Zoran Zaev tha se ndihet krenarë me arritjet e Maqedonisë së Veriut, në veçanti me punën për arritjen e marrëveshjesh me Greqinë. Riker konfirmoi edhe një herë mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO duke theksuar rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës dhe të reformave në vend. Kryeministri Zaev falënderoi ndihmës-sekretarin amerikan Riker për ndihmën e deri tanishme, dhe siguroi për vazhdimin e reformave në vend me qëllim hapjen e negociatave për anëtarësim të vendit në BE në qershor të këtij viti.