fbpx

Zelanda e Re ndalon përdorimin e armëve gjysmë-automatike

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka njoftuar për planin që të ndalohet përdorimi i gati të gjitha armëve gjysmë-automatike dhe pushkëve sulmuese.

Këtë njoftim ajo e ka bërë këtë të enjte – gjashtë ditë pas sulmit në dy xhami ku mbetën të vrarë 50 veta, shkruan NBC.

Ardern ka thënë se pret që legjislacioni i ri të hyjë në fuqi nga 11 prilli, duke shtuar “Historia jonë ka ndryshuar përgjithmonë. Tash do të ndryshojnë edhe ligjet”.

Në konferencë për media, ajo ka thënë se ka pasur tentime edhe në të kaluarën që ligji për armët të ndryshojë por kjo ka dështuar dhe tash ka deklaruar se “koha për grumbullimin dhe disponueshmërisë e këtyre armëve duhet të mbarojë, dhe kjo do të ndodhë që sot”.

Ardern ka theksuar se Qeveria do të kufizojë ashpër qasjen e pothuajse të gjitha armëve duke i ri klasifikuar me kërkimin e lejes nga policia – e cila do të mohohet.

Australiani, Brenton Tarrant është akuzuar për vrasjet në dy xhamitë, por që mbi të pritet të rëndojnë edhe akuza të tjera.