fbpx

Zeneli sërisht shënon, por vetëm për një pikë (video)

Arbër Zeneli vazhdon të konfirmohet si një nga zbulimet e këtij sezoni në Francë dhe mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, ka gjetur sot përsëri rrugën e rrjetës me klubin e tij të ri, Reimsin në ndeshjen ndaj Dizhon në transfertë. Zeneli u tregua i aftë në zonën kundërshtare të përfitonte pas kthimit të topit nga shtylla pas një gjuajtje të Dia, për të shtyrë sferën në rrjetë dhe për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij që në minutën e 9-të. Por Reims nuk arriti të ruante këtë avantazh dhe pak minuta më vonë Dizhon barazoi shifrat me penallti, me rezultatin 1-1 që rezistoi deri në fund të takimit. Për Zenelin ky ishte goli i dytë në këtë sezon në Ligën 1, ndërsa ka dhënë edhe 3 asist me skuadrën e tij të re.