fbpx

Zgjatet ndalimi i eksportimit të armëve gjermane drejt Arabis Saudite

Qeveria gjermane planifikon të zgjasë ndalimin e eksportimit të armëve drejt Arabisë Saudite për dy javë të tjera.

Kjo zgjatje e përkohshme, fillimisht e raportuar nga gazeta gjermane “Spiegel”, është pranuar nga kancelarja Angela Merkel dhe ministri i financave, Olaf Scholz.

Megjithatë nuk është bërë asnjë njoftim zyrtar.

Embargoja për eksportim për të gjitha projektet e armëve dhe marrëveshjeve me Arabinë Saudite, përfshirë edhe ato që ishin autorizuar, u vendos në nëntor pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi në ambasadën saudite në Stamboll.

Kjo ndalesë e ashpër gjermanë ka qenë një çështje shumë delikate edhe në nivel europian dhe është kritikuar ashpër nga Franca dhe Gjermania, pasi ajo ndalon gjithashtu marrëveshjet për armatime europiane që kanë pjesë gjermane.