fbpx

Zgjedhjet do të monitorohen nga 3381 vëzhgues vendas dhe 520 të huaj

Votimi në rrethin e dytë për President do të vëzhgohen nga 3381 vëzhgues vendas dhe 520 të huaj, si dhe 289 përkthyes, por edhe 60 gazetarë të huaj të cilët tashmë janë akredituar nga KSHZ-ja. Me numër më të madh të vëzhguesve vendas do të përfaqësohet asociacioni qytetar MOST, apo diçka m shumë se 1500 vëzhgues të cilët në teren do të monitorojnë procesin e votimit për çfarëdolloj parregullsie.

Në 1160 vendvotime, janë zgjedhur vëzhgues sipas rastit por edhe përfaqësues të cilët do të shpërndahen në të gjitha këto vendvotime me çka do të mbulohen 33% nga numri i përgjithshëm i vendvotimeve.

Asociacioni qytetar MOST do të shpërndajë 100 ekipe mobile të cilët do të shërbejnë për përkrahje logjistike të vëzhguesve statik, të cilët do të mbulojnë vendet ku i njëjti asociacion nuk ka dërgues përfaqësues statik n vendvotime të caktuara. Kanë deklaruar nga asociacioni qytetar MOST.

Nga vëzhguesit e huaj numri më i madh vjen nga misioni i OSBE/ODIHR gjithsej 195, pastaj vjen Ambasada e SHBA-ve si dhe delegacioni i BE-së. Vëzhguesit posedojnë akreditime dhe më shumë ambasada të vendve të huaja, si ajo e Rusisë, Francës, Britanisë së Madhe, Suedisë, Hungarisë, Italisë dhe Shqipërisë.