fbpx

Zgjedhjet lokale, LSDM-ja fiton komunën e Ohrit

Sipas të dhënave nga KSHZ, të përpunuar nga 100% të vendvotimeve, në Ohër në zgjedhjet e parakohshme lokale kanë votuar 30.397 ose 58.12%. Nga këto vota, për kandidatin e LSDM-së, Konstantin Georgieski kanë votuar 16.523 qytetarë, ndërsa për kandidatin e VMRO-DPMNE-së, Mitre Millosheski kanë votuar 12.668 qytetarë.

Edhe komuna e Novo Sellës sot ka votuar për kryetar të komunës, ku diferenca është e ngushtë mes dy kandidatëve. Sipas të dhënave të përpunuara nga KSHZ-ja, vetëm gjashtë vota është dallimi në mes të dy kandidatëve. Nga përpunimi i votave të 95% të vendvotimeve, pjesëmarrja ishte 51.49%, respektivisht kanë votuar 5.443 qytetarë. Për kandidatin e LSDM-së, Nikolla Andonov kanë votuar 2.675 vota, ndërsa për kandidatin e VMRO-DPMNE-së Nikollço Stoillkov kanë votuar 2.669 qytetarë.