fbpx

Zgjerohet ndihma shtetërore për kompanitë

Biznesmenët kanë mendime të ndryshme rreth ndihmës shtetërore për kompanitë vendore. Një pjesë nuk i kursenin lëvdatat, ndërsa një pjesë me fjalë të kujdesshme theksuan se ende konsiderojnë se Ligji për Mbështetjen e Kompanive nuk është ideal dhe përmban mjaft sfida me të cilat duhet të ballafaqohen kompanitë.

Është mirë, që në pjesën që ishte më problematike, për ato kompani të suksesshme që realisht realizojnë rezultate pozitive, megjithatë kishin një limit për tu paraqitur në thirrjen e tillë dhe ti përdorin favoret, sepse në fund të vitit kishin ndryshime të vogla në numrin e të punësuarve”- theksoi Biljana Peeva Gjuriq, drejtore ekzekutive e Odës Ekonomike.

Nuk po them se zgjidhja tani është ideale, duke llogaritur afatin kohor që kemi pasur për shqyrtim. Megjithatë, ne gjithashtu do të kemi konsultime me anëtarët tanë. Sfida ka pasur dhe do të ketë për zbatim, dhe shpresoj se së bashku me Zyrën e Zëvendës Kryeministrit do ti eliminojmë, nuk dua ti quaj probleme aktuale, por sfidat me të cilat do të përballemi”- tha Aleksandar Zarkov, drejtor operativ i Loe.

E përshëndes ndryshimin e shpejtë të versionit të parë të ligjit, që u tregua deri diku shumë solid. Megjithatë, ka pasur probleme të vogla në zbatimin dhe shfrytëzimin e këtyre mjeteve nga industria e IT-së “- tha Anita Nikova, drejtore ekzekutive e “Masit”.

Zv.kryeministri Angjushev njoftoi se me ndryshimet ligjore qeveria do të rrisë përfshirjen e kompanive, që do të mund të aplikojnë për ndihmë shtetërore. Ai njoftoi se kompanitë që deri tani kanë pasur një veprimtari tregtare dhe tani kanë vendosur të aplikojnë edhe prodhimtari, do të mund të aplikojnë për ndihmë shtetërore. Kompanitë nga industria e tekstilit do të jenë në gjendje të përmbushin vetëm një nga dy kushtet, të kenë rritje të të ardhurave vjetore, ose të mos e reduktojnë numrin e të punësuarve.

Ligji është transparent, kriteret brenda janë të qarta, atë që ne duam ta bëjmë tani me ndryshimet është ta zgjerojmë përfshirjen e tij. Këtë vit ne parashikuam në buxhetin e shtetit 47% më shumë fonde për ta mbështetur ekonominë. Këto janë mbi katër miliardë denarë në programe të ndryshme”- tha Koço Angjushev, zëvendës kryeministër i Ekonomisë.

Dhënien e mbështetjes financiare shtetërore për kompanitë nga sektori privat Angjushev e shpjegoi, si ndihmë që ata të jenë konkurrues në tregjet e huaja, dhe nuk saktësoi kur do të shfuqizohej si një masë.

 

Ile Petreski