fbpx

Zidan nis revolucionin, do të largohen 9 lojtarë

Zinedin Zidan dhe Florentino Perez po përgatisin revolucionin te Real Madrid. Sipas “Sportmediaset”, mund të ketë shumë lamtumirë në verë nga madrilenët, që mund të shkojnë deri në nëntë. Në listën e lojtarëve që mund të largohen nga klubi i madh spanjoll janë emrat e Marselos, Iskos, Bejlit, Navasit, Sebajos, Markos Lorente, Valverde, Mariano Diaz dhe Valejo. Ndryshon situata për Marko Asension, i cili është gati të kthehet protagonist absolut në sezonin e ri me trajnerin Zidan. Por kuptohet që nuk mungojnë objektivat për fuqizimin e ekipit. Emrat më të lakuar janë Mbape, Hazard, Pogba, Eriksen dhe Kejn.